Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr: 28 datë 25.06.2018

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Brunilda Kasmi, gjyqtare pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i rivlerësimit kalimtar është ndërprerë, pas kërkesës për dorëheqje të subjektit nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 13.07.2018.

Vendim i KPK-së Nr: 26 datë 21.06.2018

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ilir Toska, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 02.08.2018.

Vendimi Nr. 2/2018 i KPA-së datë 21.06.2018 (Juridiksion disiplinor)

Për 1) Anulimin, si të paligjshëm, të vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, “Për pezullimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, deri në përfundimin e hetimeve ose të gjykimit të procedimit penal 577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
2) Anulimin, si të paligjshëm, të vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, “Për pezullimin nga detyra të Prokurorit Dritan Gina në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, deri në përfundimin e hetimeve ose të gjykimit të procedimit penal 577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
3) Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 dhe vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, deri në përfundim të shqyrtimit me vendim të formës së prerë të ankimit të bërë nga ana e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj këtyre urdhrave të paligjshëm

Vendim i KPK-së Nr: 25 datë 20.06.2018.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit .

Vendim i KPK -Së Nr: 24 datë 13.06.2018

Subjekti Z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Eshte vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit .

Vendim Nr.1/2018 i KPA-së datë 11.06.2018 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr. 02 datë 16.02.2018 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla, Ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë