Vendim nr.277 i KLP-së datë 12.12.2019
Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani:
- si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës;
- pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë orarit të punës dhe jo më shumë se 1 (një) orë në javë jashtë orarit të punës, në lëndën "E drejta procedurale penale" për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020;