Vendim i KLGJ-së Nr. 77, datë 20.02.2020
Për Caktimin e Gjyqtarëve për Gjykimin e Çështjeve Gjyqësore të Veçanta në Gjykata të Tjera, të Ndryshme nga ajo ku ushtrojnë Funksionet në Mënyrë të Përhershme
Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.
Për Caktimin e Gjyqtarëve për Gjykimin e Çështjeve Gjyqësore të Veçanta në Gjykata të Tjera, të Ndryshme nga ajo ku ushtrojnë Funksionet në Mënyrë të Përhershme
Për Miratimin e Vlerësimit dhe Pikëzimit Paraprak të Kandidatëve, si dhe të Listës së Kandidatëve më të Mirë që Konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga Radhët e Juristëve të Spikatur, në Pozicionin e lirë në fushën e të Drejtës Civile, të Shpallur me Vendimin Nr. 109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor
Subjekti i rivlerësimit: Z. Thoma Jano, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 06.07.2020.
KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnand Xhelili, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 237, datë 12.2.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.