Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendime të KLP-së datë 23.11.2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të tetë anëtarëve dhe në mungesë të z. Alfred Balla, si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Vendime të KLP-së datë 23.11.2020

Për caktim të përkohshëm

Vendim i KLP-së Nr.271 Datë: 23.11.2020

Për caktim të përkohshëm të Z.Julian Çafka si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Vendim i KLP-së Nr.272 Datë: 23.11.2020

Për caktim të përkohshëm të Znj. Ollga Visi si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Vendim i KLGJ-së Nr. 569, datë 20.11.2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në gjykatën e posaçme të apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për një pozicion të lirë

Vendim i KLGJ-së Nr. 568, datë 20.11.2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në gjykatën e posaçme të apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për një pozicion të lirë