Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 622, datë 10.12.2020

Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në Shërbimin Civil Gjyqësor.

Vendim i KPK Nr: 323 Datë 10.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Albert Demirneli, Prokuror pranë Prokurorisë Tiranë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr. 321, datë 10.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Qemal Zaimi, nëpunës përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 14.1.2021.

Vendim i KPK-së Nr:. 320 datë 09.12.2020

- Z.Gentian Lile, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër

Është vendosur ndalimi i emërimit të subjektit të rivlerësimit si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare

Vendim nr.600 i KLGJ-së datë 04.12.2020

Vendim për kualifikimin e kandidatit z.Gentian Medja dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në gjykatën e lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me vendimet nr. 82 dhe nr. 83, datë 26.02.2020 dhe nr. 245, datë 09.07.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim nr.601 i KLGJ-së datë 04.12.2020

Vendim për kualifikimin e kandidatit z.Asim Vokshi dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me vendimet nr. 84, datë 26.02.2020 dhe nr. 245, datë 09.07.2020 dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor