Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr. 635 i KLGJ-së datë 16.12.2020

Vendim për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtaren {…}, e cila ka plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në Gjykatën e Apelit

Vendim i KPA-së Nr. 36/2020 (JR), datë 16.12.2020, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Vendim i KPK-së Nr. 325 Datë: 14.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr. 324 Datë: 11.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Sokol Ngresi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 632, datë 10.12.2020

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KLGJ-së Nr. 619, datë 10.12.2020

Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë të gjyqtarit pranë gjykatës së apelit Korçë, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale