Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr. 42, datë 10.02.2021

Mbi shtyrjen e datës së zhvillimit të seancës dëgjimore për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit Bujar Memia

Vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për aplikimin nr. 15227/19. Çështja Xhoxhaj kundër Shqipërisë.


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut:
1. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm ankimin sipas nenit 6/1 të Konventës në lidhje me mungesën e paanshmërisë së anëtarëve të caktuar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe ankimin sipas nenit 13, në lidhje me mungesën e pretenduar të mjeteve juridike efektive përkundrejt shkarkimit nga detyra të kërkueses.
2. Vendosi, me shumicë votash, si të papranueshëm pretendimin, sipas nenit 8 të Konventës në lidhje me ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të profesionit.
3. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm pjesën tjetër të aplikimit.
4. Vendosi, me gjashtë vota pro dhe një kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës, në lidhje me mungesën e pretenduar të pavarësisë dhe paanësisë së organeve të rivlerësimit.
5. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me parregullsinë e pretenduar të procesit.
6. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me mungesën e pretenduar të seancës publike para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
7. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me shkeljen e pretenduar të parimit të sigurisë ligjore.
8. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.

Vendim i KPA-se Nr. 4/2021 (JR) datë 09.02.2021

Subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi, përfshirë mendimin paralel dhe mendimin e pakicës.

Vendim Paraprak i KLGJ-së Nr. 80, datë 09.03.2021

Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020,të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KLGJ-së Nr. 43, datë 08.02.2021

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KLGJ-së Nr. 44, datë 08.02.2021

Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, në lidhje me nevojat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës