Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 189, datë 07.05.2021

Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…} me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendim i KLGJ-së Nr. 190, datë 07.05.2021

Për ndërprerjen e transferimit të përkohshëm dhe komandimin në skemën e delegimit të gjyqtarit{…}

Vendim i KLGJ-së Nr. 191, datë 07.05.2021

Për transferimin e përkoshëm me pëlqim të gjyqtarit z. {…}

Vendim i KLGJ-së Nr. 192, datë 07.05.2021

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KPA Nr. 1/2021 (JD), datë 06.05.2021, me kërkues Tom Dedaj (Juridiksion Disiplinor).

KËRKUES: Tom Dedaj
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë - Prokuroria e Përgjithshme - Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
OBJEKTI:
1. Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj.
2. Kthimin e paditësit Tom Dedaj në detyrën e mëparshme të prokurorit, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
3. Dhënia e pagës paditësit Tom Dedaj nga data 28.01.2019 e në vazhdim.
4. Dhënien e një shpërblimi të drejtë paditësit Tom Dedaj në shumën 30.000.000 (tridhjetë milionë) lekë.
5. Konstatimin e diskriminimit ndaj paditësit Tom Dedaj.
6. Anulimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, për sa i përket certifikimit, dhënies së mandateve si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të anëtarëve Gent Ibrahimi, Tartar Bazaj, Bujar Sheshi, Arben Dollapi, Antoneta Sevdari, Besnik Cani, Gentjan Osmani dhe Nurihan Sehitaj.
7. Anulimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, për sa i përket konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
8. Pezullimin e vazhdimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
9. Pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e paditësit Tom Dedaj deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështjeje.

KPA ka vendosur: Moskalim të çështjes në seancë plenare.

Vendim i KPK-së nr. 381, datë 6.5.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.,/i>