DREJTUESJA E PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR PUKË KONFIRMOHET NË DETYRË
Më datë 26.04.2019, u zhvillua seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Elidiana Kasa, me detyrë Prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Trupi gjykues, informoi në fillim të seancës se subjekti rivlerësimit i është nënshtruar hetimit administrativ ex-officio, si dhe anëtarët e KPK deklaruan mos pasjen e konfliktit të interesit me subjektin e rivlerësimit.