img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/21

Gjyqtari Gjin Gjoni dorëhiqet në prag të vetingut

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni i ka paraqitur të hënën dorëheqjen e parevokueshme Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shmangur përballjen me procesin e vetingut. Në një letër të të publikuar nga Lapsi.al, Gjoni pretendon se ishte sulmuar politikisht dhe lë të kuptohej se edhe në veting do i nënshtrohej një procesi politik.
Kërkesa e Gjonit për dorëheqje u konfirmua nga anëtari i Këshillit, Erjon Muharremaj.
Gjyqtari Gjoni është një figurë kontraverse e sistemit të drejtësisë. Në vitin 2014, ai u akuzua nga kryeministri Edi Rama si “fenomenal”, duke iu referuar problemeve të sistemit të drejtësisë. “Po e them copë, sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër?”, tha Rama duke pretenduar se Gjoni i ishte përmendur në tavolinë nga disa kancelari të huaja.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbrojtur haptazi Gjonin. Gjatë një seance parlamentare në replikë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Berisha tha se ata që akuzonin Gjonin duhej të “lajnë gojën” përpara se të flasin, sepse ai ka pasur kurajën të përballet me drejtësinë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu