img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/07

Ralf Gjoni sulmon Varhelyi për reformën zgjedhore

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni e akuzoi komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi se po gënjen për arritjen e qeverisë të pasqyruara në progres raportin e 2020.

“Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian[..]. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore dhe përpjekje për të ruajtur statuskuonë”, tha Gjoni pas përfundimit të fjalës së Varhelyi në Kuvend.

Gjoni u shpreh se komisioneri duhet të “flas me zërin e së vërtetës dhe pa kompleks inferioriteti dhe t’i themi disa të vërteta në sy”.

Ai e akuzoi Varhelyi se po kërkon “një Shqipëri autokratike, ky hungarez besnik i Viktor Orbanit? Çfarë kërkon Varhelyi që Shqipëria të mbesë me pensionistë si Spartak Braho”.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu