img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 21 Nentor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 21.11.2018

Aksesi I pjesëmarrjes është respektuar.
Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm, pavarësisht disa sjelljeve qe tregojnë mungesë durimi dhe vëmendje nga Relatorja e trupit gjykuese, ndërkohë që subjekti i rivlerësimit merr fjalën për tu shprehur.
Pas çeljes së seancës dëgjimore, referuar nenit 55 të ligjit "Për rivlerësimin kalimtar", prezantohet trupa gjykuese, i jepet mundësia subjektit të rivlerësimit të referoj publikisht gjeneralitetet dhe funksionin përkatës për identifikim dhe prezantohet nga kryesuesja e trupit gjykues një parashtrim i shkurtër i procedurës së seancës dëgjimore.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave të tij proceduriale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentet e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje me K.Pr. A. I janë dhënë 17 ditë kohë për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ më 2 nëntor. Më 19 nëntor subjekti paraqiti qëndrimin e saj me shkrim.
I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit. Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme ( 1 orë 10 minuta), duke marrë parasysh se kohën më të madhe e morën parashtrimet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit. Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë seancën për të nesërmen.
Gjithashtu, konfirmohet se trupi gjykues i rezervon më tepër kohë dhe prioritet parashtrimit në seancë të gjetjeve të hetimeve të pavarura administrative që ka kryer.
Krahasuar me seancat e mëparshme ku evidentonte vetëm rezultatet e hetimit, tashmë parashtron në formë shteruese të gjitha gjetjet, aktet provuese, kalimin e barrës së provës dhe bazën ligjore ku është mbështetur për secilën nga kriteret e vlerësimit.
Kjo është një risi pozitive pasi ndikon drejtpërdrejt në transparencën e procesit hetimor dhe vendimmarrës.
Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit z. Enton Dhimitri, plotëson kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu