Vendime

Vendim i KPK-së nr. 733, datë 19.1.2024

Subjekti i rivlerësimit: Z. Avni Sejdi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Avni Sejdi.

Vendim i KPK-së nr. 728, datë 28.12.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Dorjan Tafilaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Vendim i KPK-së nr. 726, datë 15.12.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Belina Zeneli (Kryemadhi), ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Belina Zeneli (Kryemadhi) pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KPK-së nr. 721, datë 6.12.2023, për subjektin e rivlerësimit znj. Françeskina Lekani.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Vendim i KPK-së nr. 714, datë 15.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Maho, ish- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec.

KPK ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për kërkuesin Besnik Maho. Në përfundim, trupi gjykues i Komisionit vlerëson se z. Besnik Maho nuk është subjekt rivlerësimi sipas përkufizimit të parashikuar në pikën 16 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016, pasi nuk është në rrethin e personave të përfshirë në pikën 4 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikës, duke qenë se nuk plotëson në mënyrë kumulative kriteret për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, për shkak se nuk ka punuar të paktën 3 vjet në pozicionin e gjyqtarit.

Vendim i KPK-së nr. 711, datë 01.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Blerina Muço, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.