Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 03.05.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Raportit “Mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2018” përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve shtesë në disa gjykata”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Mbledhja Plenare NR.13 e KLP-së datë 25 Prill 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Miratimi i projekt-buxhetit afatmesёm tё Këshillit tё Lartë tё Prokurorisë pёr periudhёn 2020-2022.
3. Miratimi i projekt-vendimit pёr mbarimin e statusit tё prokurorit Apostol Prifti pёr efekt tё mbushjes sё moshёs pёr pension pleqёrie.
4. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.04.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimit të projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje të gjyqtarit {...}”, duke iu referuar kërkesave të tij të datës 08.01.2019 për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit dhe të datës 26.03.2019 për tërheqje nga kërkesa për dorëheqje, përgatitur ky nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short” përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ishKëshillit të Lartë të Drejtësisë”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Dhënie e opinionit mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi statusin e magjistratit dhe mbarimin e tij për disa ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që iu ka mbaruar mandati”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.04.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 18.03.2019 dhe 27.03.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.43, datë 12.03.2019 “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
3. Caktim gjyqtarësh për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.12 e KLP-së datë 15 Prill 2019, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimii projektakteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar përprokurorët subjekt rivleresimi.
2. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandё.
3. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrёs.
4. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.
5. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit Durrёs.
6. Miratimi i projekt- vendimit pёr caktim nё detyrё tё prokurorit L.Filopati
7. Miratimi i projekt-vendimit pёr caktimin nё detyrё tё prokurorit B.Valikaj
8. Miratimi i projekt-vendimit pёr mbarimin e statusit te prokurorit Sh. Pasha pёr efekt tё mbushjes sё moshёs pёr pension pleqёrie.
9. Miratimin e rregullores “Pёr kriteret dhe procedurёn e caktimit tё pёrkohshёm nё detyrё”.
10. Shqyrtimi i projekt-akteve për angazhimin e prokurores Blerta Hamza dhe prokurores MirelaKapo nëveprimtari jashtë funksionit( mёsimdhёnie).
11. Tëndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)
• Diskutime lidhur me çёshtjen e statusit tё prokurores Denisa Hasko

Mbledhja Plenare NR.11 e KLP-së datë 05 Prill 2019, Ora: 11:30

Rendi i ditës:
1. Prezantimi i raportit tё hartuar nga Komisioni i Posaçёm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK, pas vlerësimit paraprak të plotësimit të kushteve ligjore për ngritjen në detyrë nga kandidatёt qё kanё shprehur interes.
2. Miratimi i listёs me emrat e kandidatëve qё kanё shprehur interes për prokurorё në Prokurorinë e Posaçme,tё cilёt plotësojnё kushtet ligjore për ngritjen në detyrë pas vlerësimit paraprak.
3. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)