Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.03.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi gjyqtarët e caktuar në çështje gjyqësore të veçanta në ish-gjykatat për krimet e rënda, sot gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 30 date 14.02.2019”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.03.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e grupit të punës për funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve shtesë në disa gjykata”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rialokimin e fondeve për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë së godinave të gjykatave” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për nxjerrjen nga përdorimi të disa aseteve dhe transferimin kapital të pajisjeve të zyrave”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Këshillin e Lartë Gjyqësor””, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport Vjetor i Auditimit të Pushtetit Gjyqësor për vitin 2019”” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e formularit të integruar të vlerësimit të gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e përhershëm në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të gjyqtares {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2019-2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i ndryshuar”.
11. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Lartë.

Mbledhja Plenare NR.49 e KLP-së datë 04 Mars 2020, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 24.02.2020
2. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani.
4. Hedhja e shortit për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm i cili do të shqyrtojë ankimin e një shtetasi kunder vendimit të Prokurorit të Përgjithshem i cili ka vendosur arshivimin e çështjes.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.03.2020

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.02.2020

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore me kandidatët e listuar më mirë dhe që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e së drejtës administrative, civile dhe penale, të shpallur me vendimet nr.108, nr.109 dhe 110, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2. Vijimi i procedurës së vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar të kandidatëve, që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës administrative, civile dhe penale, deri në propozimin për emërim.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.02.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 27.12.2019; 30.12.2019; 09.01.2020; 14.01.2020; 21.01.2020; 29.01.2020; 30.01.2020; dhe 06.02.2020.
2. Shqyrtimi i 6 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për 6 pozicione të lira përkatësisht: 3 në fushën e të drejtës administrative; 3 në fushën e të drejtës civile.
3. Shqyrtimi i 5 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 5 pozicione të lira.
4. Shqyrtimi i 5 projektvendimeve për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 5 pozicione të lira.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kushtet, kriteret dhe procedurën e komandimit”.
8. Shqyrtimi i projektvendimeve.