Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.04.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programit kompjuterik “Microsoft Teams” që mundëson ndërlidhjen audio-vizive në distancë për zhvillimin e seancave gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë”.
2. Shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së Covid-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në gjykata”.
3. Shqyrtimi i çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, “Mbi ndërprerjen e qëndrimit të mëtejshëm në detyrë të z.{...} si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryesimin në vijim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, dhe relacionin e përgatitur për këtë qëllim nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, i ngarkuar me vendimin e Këshillit nr.140 datë 16.04.2020.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.04.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.54 e KLP-së datë 24 Prill 2020, Ora 11: 00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Raportit “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn janar 2019-dhjetor 2019”.
2. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
4. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .
5. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
6. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Vlorë.
7. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës .
8. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
9. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .
10. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Arben Smaçi
11. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Afërdita Ndoi
12. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Kolë Hysenaj.
13. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Avni Kraja.
14. Miratimi i projektvendimit “ Për transferimin e përhershëm të Kancelarit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 22.04.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Rregullores “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së Covid-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor në ambientet e selisë së tij në kushtet e lehtësimit të masave të marra për kufizimin e përhapjes së covid-19”.
3. Diskutim i çështjes lidhur me vijimin ose jo, të pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në gjykata.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.04.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 7.02.2020, 20.02.2020, 24.02.2020, 26.02.2020, 27.02.2020, 2.03.2020, 6.03.2020 dhe 10.03.2020.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë e shërbimeve gjyqësore në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19”.
- Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtares znj.{...}”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarit z. {...}”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin e fondeve të lira, nga buxheti i vitit 2020, në sistemin gjyqësor”, përgatitur nga anëtarët: z.Toro, z. Qoku, znj. Shehu, znj. Kadi, etj.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Diskutime në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës.

Mbledhja Plenare NR.53 e KLP-së datë 15 Prill 2020, Ora 11: 00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
2. Miratimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar për arsye familjare për një Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
3. Miratimi i projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve