img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/08

Shoqata ‘Drejtësi për drejtësinë’ i konsideron deklaratat e Varhelyi të pavenda

Shoqata ‘Drejtësi për drejtësinë’ i konsideroi deklaratat e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili kërkoi ndalimin e sulmeve të padrejta, ndaj anëtarëve të komisioneve të vetingut, të pavenda.

Në një njoftim, Shoqata pohoi se njëri prej anëtar i KPA është në gjykim në Gjykatën e Posaçme, ndërkohë që një anëtar i KPK është nën hetim SPAK.

Ata shtuan se “nëse këto raste konsiderohen “sulme të padrejta”, atëherë mesazhi i z. Varhelyi mund të konsiderohet plotësisht si një ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit, aq më tepër të strukturave të krijuara pas miratimit të Reformës në Drejtësi.”

Shoqata theksoi se shumica e anëtarëve të institucioneve të vetingut nuk përmbushin kriteret formale, duke bëtë përgjegjëse drejtuesen e ONM Genoveva Ruiz Calavera për miratimin e tyre.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu