img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: Qershor 2019

KRYETARJA E GJYKATËS LUSHNJË, ESMERALDA ÇEKA NË SITËN E VETINGUT. KPK VAZHDON TË MOS JETË TRANSPARENTE NE LIDHJE ME DENONCIMET E PUBLIKUT.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi më 16 prill, ora 11:00 seancën dëgjimore me subjektin Znj.Esmeralda Çeka, Gjyqtare/Kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Nga deklarata e ILDKPKI-së si dhe nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i KPK-së për pasurinë, rezulton se Znj. Çeka ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe në përputhje me ligjin.
Ajo ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.
Lidhur me pasurinë apartament me sipërfaqe 82.5 m2 në Tiranë, subjekti ka deklaruar si burim një kredi në vlerën e 8.7 milionë lekë, një hua në vlerën e 12 mijë euro e marrë nga bashkëshorti dhe 5 mijë euro kursime. Në lidhje me huanë e marrë nga subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj, KPK ka kërkuar shpjegime nga subjekti i rivlerësimit. Relatorja Znj Bungo afirmoi se shpjegimet e subjektit për huanë do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar.
Ndërsa Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë deklaroi se shtetasi që ka dhënë huanë, kishte mundësi ekonomike, dhe se për këtë ajo ka paraqitur dokumentacion pranë KPK në shpjegimet e saj me shkrim.
Sa i përket dy kritereve të tjera, atë të figurës dhe atë profesional, Kreu i Gjykatës së Lushnjës mori vlerësim pozitiv.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu